Punëtori që vdiq në Prizren ishte pjesë e kompanisë Cima Construciton, menaxheri: Ra nga lartësia

Aktuale

Punëtori që vdiq në Prizren ishte pjesë e kompanisë Cima Construciton, menaxheri: Ra nga lartësia

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 12:18
Shpejtim Gashi 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren. Një punëtor ka vdekur në vendin e tij të punës.

Ai ishte pjesë e komapnisë Cima Construction, firmë kjo që e ka konfirmuar vdekjen e punëtorit në vendpunishte.

Burri i vdekur është rreth të 30-ve, dhe ai u gjet mbrëmë rreth orës 21:00 në vendin e tij të punës nga një koleg dhe i afërm i tij.

Rasti ka ndodh në rrugën Rrust Kabashi në Prizren, ndësa Gazeta mëson nga burimet se 30 vejçari që mbeti i vdekur është Shpejtim Gashi nga komuna e Suharekës.

Gashi ka qenë punëtor i kompanisë Cima Construction. Nga kompania e kanë konfimruar rastin.

“Po, është e vërtetë. Punëtori ka rënë nga lartësia”, ka thënë Ardian Cana, menaxheri i kompanisë Cima Construction.

“Me pjesën tjetër po merret Policia”, ka thënë ai.

Ndryshe, ende nuk dihet se si erdhi deri tek vdekja e të riut, por Policia që tashmë e ka konfirmuar rastin, ka nisur hetimet mbi shkakun e vdekjes.

“Dje me datë 25.08.2023, rreth orës 21:00 ne vendin e punës në rrugën Rrust Kabashi në Prizren, është gjet një person mashkull i moshës rreth 30 vjeç”.

“Viktima është gjet nga një koleg dhe i afërm i tij, sipas deshmitarve ai ishte puntor në ndertimtari, dhe vendi ku eshte gjet êshtë vend punishte e kompanis ku punon”.

“Në vendngjarje ka dal policia, janë mbedh provat dhe dëshmitë. Me urdhër të prokurorit është hap rast “Hetim i vdekjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat