Kurti takon profesorin Rexhep Ferrin: I takon brezit që ngritën skenën tonë artistike, përherë mirënjohës kontributit të tij

Aktuale

Kurti takon profesorin Rexhep Ferrin: I takon brezit që ngritën skenën tonë artistike, përherë mirënjohës kontributit të tij

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 13:13
Foto nga takimi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti bashk me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Ceku vizituan profesorin e piktorin Rexhep Ferrin me të cilin biseduan për kujtimet e mëhershme.

Kurti përmes një statusi në rrjetin socila në Facebook ka shkruar se Rexhep Ferri i takon brezit që ngritën skenën artistike të Kosovës.

"Në votër të profesorit Rexhep Ferri, bashkë me Hajrullaun, Ministrin e Kulturës, për një kafe e për kujtime të mëhershme. Jemi takuar shpeshherë në Parkun e Qytetit të Prishtinës. Në atë kohë, kur e shihja duke ecur më dukej që po shihja pikturën e tij: njerëz në hap, të pa shpërqendruar nga ajo që ndodhë në prapavijë.

Sot, i ulur në kolltukun e tij, shihja një jetë të mbushur me vepër. Nga piktura e deri te teksti, Rexhep Ferri i takon brezit që ngritën skenën tonë artistike.

Përherë mirënjohës kontributit të tij”, ka shkruar Kurti në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat