“Edhe Merkel kërkoi largimin e strukturave serbe nga kjo ndërtesë në veri”, zbardhen detaje të reja – ja si Vuçiq mashtroi ndërkombëtarët

Aktuale

“Edhe Merkel kërkoi largimin e strukturave serbe nga kjo ndërtesë në veri”, zbardhen detaje të reja – ja si Vuçiq mashtroi ndërkombëtarët

Nga: A.M. Më: 26 gusht 2023 Në ora: 14:19
Angela Merkel

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar sërish për vendimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq për lirimin e një objekti komunal që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë.

Ai përmes një njoftimi në Facebook njoftoi se edhe ish-kancelarja gjermane, Angel Merkel, vite më parë kishte kërkuar largimin e strukturave serbe nga kjo ndërtesë.

Profesori u shpreh se ky vendim i kryetarit Atiq, zbuloi faktin se Vuçiç “e ka gënjyer Europën dhe Amerikën”, se strukturat e tij “nuk veprojnë më në Kosovë”!

“Vendimi i Atiq nuk i nxjerr këto forca të errëta, 80 përqind e të cilëve punojnë edhe për Rusinë, jashtë Kosovës. Thjesht e vetëm jashtë godinës. Pra, serbët e transferuar nga zyrat e BIA-s serbe të Beogradit dhe në shërbim edhe të shërbimeve ruse e të cilat gjenden në Kosovë, mund të qëndrojnë në godina të tjera në veri të Mitrovicës!

Ndërkohë në Europë dhe Amerikë po shqetësohen shumë se këtyre spiunëve serbë e rusë u prishet rehati! Nuk do të kisha dashur të shihja kurrë të tilla absurditete”, shkroi ndër të tjera Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kjo është godina, ku prej 20 e më shumë vite ushtrojnë veprimtarinë e tyre të paligjshme struktura paralele të Beogradit në Kosovë. Në vitin 2014 kancelarja gjermane Angela Merkel vizitoi Beogradin, si dhe forcat e KFOR-it gjerman në Kosovë dhe kërkoi me insistim largimin e këtyra strukturave në veri të Mitrovicës.

Ndërsa vendimi i kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Atiq, për lirimin e kësaj godine zbuloi faktin se Vuçiç "e ka gënjyer Europën dhe Amerikën", se strukturat e tij "nuk veprojnë më në Kosovë"! Hahaha! Europa dhe Amerika e kanë ditur se këto struktura janë aty dhe e kanë dhënë lejen që ato të qëndrojnë në veri. Për mua me Kosovën gjatë gjithë kësaj kohe kanë luajtur edhe Serbia, edhe Perendimi! Tani që kanë frikë nga një konflikt në Ballkan duan që "Kosova të përmbahet e të mos deeskalojë", ndërsa Serbia të vazhdojë të jetë prezent në Kosovë, madje demonstrativisht e akomoduar si në kohën e Milosheviçit në godinat më të mira të saj!

Vendimi i Atiq nuk i nxjerr këto forca të errëta, 80 përqind e të cilëve punojnë edhe për Rusinë, jashtë Kosovës. Thjesht e vetëm jashtë godinës. Pra, serbët e transferuar nga zyrat e BIA-s serbe të Beogradit dhe në shërbim edhe të shërbimeve ruse e të cilat gjenden në Kosovë, mund të qëndrojnë në godina të tjera në veri të Mitrovicës!

Ndërkohë në Europë dhe Amerikë po shqetësohen shumë se këtyre spiunëve serbë e rusë u prishet rehati! Nuk do të kisha dashur të shihja kurrë të tilla absurditete!

Qeveria dhe institucionet e Kosovës kanë obligim kushtetues jo vetëm ti nxjerrë terroristët serbë nga kjo godinë, por edhe ti shpallë non-grata përgjithmonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat