​Kurti në Slloveni shihet teksa flet me Abazoviqin por jo edhe me Ramën

Aktuale

​Kurti në Slloveni shihet teksa flet me Abazoviqin por jo edhe me Ramën

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 20:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin Strategjik të Bledit - BSF 2023, ka marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob.

Kurti në darkën e punës së kryeministrit të Sllovenisë, është parë teksa bisedon me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, por nuk është parë duke folur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kjo as pasi janë ulur afër njëri-tjetrit.

Kurti ka udhëtuar sot për në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Ku nesër do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat