Kurti në Slloveni: Respekti ndaj minoriteteve dhe njohja reciproke parakushte për anëtarësim në BE

Aktuale

Kurti në Slloveni: Respekti ndaj minoriteteve dhe njohja reciproke parakushte për anëtarësim në BE

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 23:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Albin  Kurti ka thënë se respekti ndaj minoriteteve dhe njohja reciproke parakushte për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai këto komente i ka bërë në Forumin e Bledit.

Mesazhe inkurajuese nga Kryeministri i Sllovenisë Robert Golob mbi zgjerimin e BE-së dhe mundësitë për Ballkanin Perëndimor Unë i bëra jehonë thirrjes për një qasje të bazuar në vlera ndaj anëtarësimit në BE, të fokusuar në respektimin e pakicave dhe me njohjen reciproke si parakusht”, ka shkruar Kurti, në platformën X (ish  Twitter) të dielën.

Ai po ashtu është takuar atje edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Kjo është hera e parë që janë takuar Kurti dhe Rama që nga anulimi  i mbledhjes së dy qeverve për shkak të zhvillimeve në Veriun e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat