Lajçak në Forumin Alpbach takohet me Osmanin: E nisa sezonin e vjeshtës me biseda pasuruese

Aktuale

Lajçak në Forumin Alpbach takohet me Osmanin: E nisa sezonin e vjeshtës me biseda pasuruese

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 08:24
Foto nga takimi

Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, po merr pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Evropian Alpbach 2023.

Lajçak ka ndarë foto të takimeve edhe me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

“E nisa sezonin e vjeshtës me dy ditë bisedash pasuruese rreth asaj se çfarë do të thotë për Evropën të jetë e guximshme.

Mirë për të diskutuar me ekspertë, kolegë, miq dhe më e rëndësishmja me të rinjtë tanë në këtë vit”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat