Kurti përplaset me Brnabiqin në Slloveni: Serbia as sanksione nuk i ka vendosur Rusisë

Aktuale

Kurti përplaset me Brnabiqin në Slloveni: Serbia as sanksione nuk i ka vendosur Rusisë

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 14:58 Përditësuar në ora: 16:55 më 28.08.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

Barcoleta e Ramës në Forumin e Bledit: Putini e thirri familjen Prigozhin për ngushëllime pa u ngritur aeroplani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë diskutimit me liderët e Ballkanit në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni e tregoi një barcoletë me presidentin rus, Vladimir Putin që po qarkullon në rrjetet sociale këto ditë.

Rama tha se do ta tregonte këtë barcoletë me vdekjen tragjike të kreut të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, megjithëse paralajmëroi se “tingëllon shumë gjë e errët”.

“E di që tingëllon shumë gjë e errët, por pas kësaj stories së aeroplanit rus, të gjithë jemi konfuzë. Tani nu ke di nëse keni dëgjuar, Rusia që negocion për ta unifikuar orën, ato zonat kohore, se kanë 9 orë dallim.. dhe kryeministri shkon te Putini dhe i thotë ‘e kam këtë problem: e dërgoj familjen time për pushime, i thërras t’iu them natën e mirë dhe ata më thonë mirëmëngjes.

E thërras Olaf Szholzin për ta uruar për përvjetor, ata më thonë që është nesër. E thërras Xi Jinpingun për vitin e ri, ai më thotë është ende viti i vjetër’. Putini thotë ‘e pata të njëjtin problem: e thirra familjen Prigozhin për t’i shprehur ngushëllime, por ata më thanë që aeroplani nuk është ngritur ende në ajër'”.

​Kurti: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë i vështirë, duhet zbatuar marrëveshja bazë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i vështirë por duhet zbatuar marrëveshja bazë e arritur gjatë këtij viti në Bruksel dhe Ohër. Ai ka folur në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.

Në panel edhe me liderë tjerë të Ballkanit Perëndimor, duke iu kundërpërgjigjur homologes së tij nga Serbia, Ana Bërnabiq, tha se Kosova ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për dallim nga Serbia e cila as nuk është distancuar nga Millosheviqi dhe as nga Putini.

Kurti: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë i vështirë, por duhet zbatuar marrëveshja bazë

Mbështetjen ndaj BE-së ne në Kosovë e kemi 94 për qind. Ne kemi vënë sanksione kundër Federatës Ruse, ndërsa Serbia jo, as nuk e mendon. Po ashtu nuk e distancuan vetën e tyre as nga Millosheviqi dhe as nga Putini. Prandaj nuk është e thjeshtë për ne, unë dua të normalizoj marrëdhëniet dhe kur e bëjë këtë sikur të ishte Republika Çeke. Por normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është shumë më i vështirë. Mund të ndodh sepse duhet të zbatojmë traktatin bazë që presidenti i Serbisë dhe unë ishim dakord në Bruksel. Por normalizimi nga ana psikologjike do të thotë mungesë të konfuzionit midis realitetit dhe fantazisë. Ky është një regjistër tjetër që unë nuk mund të kontribuojë fatkeqësisht”, tha Kurti.

Ai foli edhe për situatën në veri derisa nënvizoi nevojën për depërshkallëzimin e plotë të situatës.

Kurti: Neve na duhet depërshkallëzimi dhe ulja e tensioneve në veri

“Neve na duhet depërshkallëzimi dhe ulja e tensioneve. Ka dy muaj që në veri nuk ka protesta dhe incidente. Kemi ulur dyfish praninë e Policisë së Kosovës në ndërtesat e komunave. Mezi pres që të kemi zgjedhje të parakohshme atje dhe shpresoj që do të kemi fushatë të ndershme dhe të hapur për zgjedhje të lira dhe demokratike. Neve na duhet ndihma e komunitetit ndërkombëtar. Por nga ana tjetër njerëzit e kuptojnë në Kosovë se ata që integrohen jetojnë më mirë. Integrimi është diçka që është përfituese për ta, por edhe ne si qeveri jemi aty për të siguruar të drejtat e barabarta për të gjithë”, tha Kurti.

Në anën tjetër, Kurti tha se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të njohin njëra tjetrën.

Kurti: Të mbyllet njohja e ndërsjellë midis gjashtë vendeve të rajonit

Çka konsiderohet e rëndësishme për rajonin tonë është që të mbyllet kjo pjesa e njohjeve të ndërsjella midis gjashtë vendeve tona. De-facto dhe de-juro kjo njohje është e ndarë në Ballkan, kemi njohje de-facto pa de-jure, ndërsa diku tjetër kemi de-jure pa de-facto. Kjo duhet të sqarohet dhe them se kjo është diçka që zgjidhet. Po ashtu mbrojtja e të drejtave të minoriteteve në të gjithë rajonin. Mendoj se në pak vite ne mund të bëhemi anëtarë të BE-së dhe shpresoj që BE-ja dorë më dorë me zgjerimin e jashtëm të BE-së të jetë konsolidimi i brendshëm dhe reforma”, deklaroi Kurti.

Kurse u shpreh optimist për lëvizje pozitive për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga pesë vendeve mosnjohëse të BE-së.

Kurti: Jemi optimist për njohjen e pesë vendeve mosnjohëse të BE-së

Është e vërtet se pesë vende të BE-së nuk na njohin, Greqia, Sllovakia, Qipro, Romania dhe Spanja. Ne po punojmë me ta në mënyrë bilaterale nga pikëpamja diplomatike, por edhe në Bruksel. Atmosfera me të gjitha këto vende është më e mirë se më parë. Sigurisht ka disa hapa të vegjël që ne shpresojmë që sa më parë do të ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe të jenë pjesë e vendeve evropiane që na njohin...Një mënyrë tjetër që ne përpiqemi që t’i bindim vendet që janë skeptike është përmes progresit ekonomik dhe demokratik në Kosovë, e cila është histori suksesi e dyfishtë. Ndërhyrjes të NATO-s të vitit 1999 për të ndalur gjenocidin e Jugosllavisë së Millosheviqit dhe një histori suksesi e demokracisë dhe ekonomisë që shkojnë dorë më dorë”, tha ai.

Ndërkaq, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, akuzoi Kurtin se nuk po zbaton marrëveshjen e vitit 2013 për themelimin e Asociacionit.

Bërnabiq: Normalizimi fillon me marrëveshjen e Brukselit të nënshkruar në prill të vitit 2013

“Normalizimi që është në interes si të Beogradit, edhe Prishtinës, dhe si të serbëve dhe shqiptarëve po ashtu është në interes të të gjithë rajonit, është në krye të prioriteteve tona. Normalizimi fillon me marrëveshjen e Brukselit e nënshkruar në prill të vitit 2013”, tha ajo.

Midis ballafaqimit me të kaluarën dhe paqes në Ukrainë, këto janë dëshirat e Kurtit dhe Bërnabiqit

Paqja, njohja e gjithanshme, të drejtat e pakicave e ballafaqimi me të kaluarën, janë disa nga dëshirat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që do të donte t’i shihte në rajon.

Kështu është përgjigjur ai në Forumin Strategjik “Bled 2023”, në panelin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, teksa me radhë janë pyetur se cila është dëshira e tyre si udhëheqës të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sa i përket bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

“Gjëja e parë do të ishte që të kemi paqe e pajtim në rajonin tonë që do të thotë njohje e gjithanshme, të drejta të pakicave dhe ballafaqim me të kaluarën që të mos ketë amnisti për kriminelë lufte por as për krimin paqe sepse ka shumë kontrabandim e krim të organizuar”, u shpreh Kurti.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës thotë se njëkohësisht do të donte që i gjithë rajoni t’i bashkohet BE-së dhe NATO-s.

“Ashtu që gjenerata e ardhshme të mos ketë asnjë vështirësi që ne kemi përjetuar”, shtoi ai.

Ndryshe nga kryeministri Kurti, për kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, “ e rëndësishme” është paqja në Ukrainë.

Kjo sepse sipas saj kjo do të sillte stabilitet edhe në të gjithë kontinentin.

“Shpresoj që të ketë paqe në Ukrainë fillimisht dhe shpresoj e mendoj që kjo do të sillte stabilitet në të gjithë kontinentin dhe për të gjithë neve, shpresoj për paqe në Ukrainë”, tha ajo.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni gjatë fjalës së tij ka pasur një polemikë me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq pasi ajo e quajti Kosovën pjesë të Serbisë.

“Së pari duhet të them se është vendi im nuk janë dy vende. E ashtuquajtura Republika e Kosovës nuk është vend ndërkombëtarisht i njohur, nuk është pjesë e OKB-së. Dyshoj se do bëhet pjesë e BE-së, së paku jo derisa të ketë njohje nga vendet e BE-së”, ka thënë Bërnabiq në pyetjen e bërë nga udhëheqësi i panelit në Forum tha se “të dyja vendet dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së”.

Pas kësaj deklarate, Kurti ka thënë se Kosova ka vënë sanksione ndaj Rusisë, ndërsa Serbia as nuk po i mendon dhe nuk janë distancuar nga Millosheviqi as nga Putini.

Kurti përplaset me Brnabiqin në Slloveni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin Strategjik “Bled 2023” në Slloveni gjatë fjalës së tij ka pasur një polemikë me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq pasi ajo e quajti Kosovën pjesë të Serbisë.

Së pari duhet të them se është vendi im nuk janë dy vende, Kosova e ashtuquajtura Republika e Kosovës nuk është vend ndërkombëtarisht i njohur, nuk është pjesë e OKB-së. Dyshoj se do bëhet pjesë e BE-së, së paku jo derisa të ketë njohje nga vendet e BE-së”, ka thënë Brnabiq.

Pas kësaj deklarate, Kurti ka thënë se Kosova ka vënë sanksione ndaj Rusisë, ndërsa Serbia as nuk po i mendon dhe nuk janë distancuar nga Millosheviqi as nga Putini.

Gjatë kësaj deklarate të Kurtit kanë duartrokitur të pranishmit, teksa ka thënë se “nuk është e lehtë për ne. Dua t’i normalizoj marrëdhëniet dhe do ta bëja menjëherë këtë, nëse fqinjët e mi do ishin çekë e jo serbë”.

Kurti ka thënë se mbështetja në Kosovë për BE-në është 94% ndërsa në Serbi 36%.

“Normalizimi është i vështirë, mund të ndodhë, ta zbatojmë marrëveshjen bazë, që jemi pajtuar në Bruksel. Normalizimi në psikologji do të thotë mungesë e konfuzionit midis realiteti dhe fantazisë, unë këtu nuk mund të kontribuoj”.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti ka thënë se është duke punuar me pesë shtetet mosnjohëse të BE-së.

Jemi duke punuar me këto shtete në aspektin bilateral e diplomatik, atmosfera me këto vende është më e mirë se më parë, këto shtete duhet ti bashkohen shumicës dërmuese të vendeve që na njohin”, ka thënë Kurti.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se njohja “De-facto” dhe “De-jure” janë të ndara në Ballkan kështu që kjo çështje duhet të përmbyllet e të zgjidhet.

Tutje, Kurti ka thënë se duhet të ketë shtensionim të situatës Kosovë-Serbi, ku siç ka theksuar ai, Kosova ka kontribuar në këtë duke ulur për 50% praninë e policisë në veri dhe duke pasur zgjedhje të parakohshme.

Pajtohem plotësisht na duhet deeskalimi dhe tashmë për 2 muaj në komunat veriore të Kosovës nuk ka pasur ndonjë protestë apo incident të dhunshëm, kemi ulur për 50% praninë e policisë së Kosovës. Shpresoj të kemi zgjedhje të parakohshme, fushata të hapura për zgjedhje të hapura demokratike, na duhet ndihma e BE-së, besoj në atë që njerëzit e kanë kuptuar në Kosovë”, ka vijuar ai.

Kurti nga Sllovenia: Shpresoj që të kemi së shpejti zgjedhje të parakohshme në komunat veriore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Bled të Sllovenisë ku po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023.

Ai nga Forumi u shprej se tash e dy muaj nuk në komunat veriore të Kosovës nuk ka pasur ndonjë protestë apo incident të dhunshëm.

Ai tha se shpreson që së shpejti të ketë zgjedhje të parakohshme në komunat veriore.

Na duhet deestakimi, ai shtensionimi dhe tani për dy muaj në komunat veriore të Kosovës nuk ka pasur ndonjë protestë apo incident të dhunshëm”.

“Kemi ulur dy herë me nga 25 për qind praninë e Policisë së Kosovës në dhe përreth këtyre objekteve komunale dhe shpresoj që të kemi së shpejti zgjedhje të parakohshme në këto komuna dhe shpresoj poashtu që të kemi zgjedhje të drejta, fushata të drejta, të hapura, për zgjedhje të hapura e demokratike, na duhet ndihma e bashkësisë ndërkombëtare”, është shprehur Kurti.

Kurti: Kosova ka ulur praninë e policisë në veri, së shpejti zgjedhjet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se edhe pse nuk e kanë njohur pesë shtetet Kosovën, po punohet me ta në aspektin bilateral.

“Ka hapa të vegjël dhe shpresojmë që të na njohin edhe ato shtetet që nuk na kanë pranuar ata. Një mënyrë tjetër është ato shtete skeptike, t’i bindim me zhvillimet dhe rezultatet”, tha Kurti në një panel të diskutimit, ku po marrin pjesë edhe liderë të rajonit, në  kuadër të pjesëmarrjes së tij në ‘Forumin Strategjik të Bledit-BSF 2023’, të Sllovenisë.

Kurti ka folur për të arriturat e Kosovës, ku në shumë aspekte është më mirë se vendet e tjera e rajonit. Shefi i qeverisë tha se shpreson se Kosova, të jetë pjesë Këshillit të Evropës, dhe partneritet me NATO-n.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se duhet shtensionimi në komunat e veriut. Ai tha se Kosova ka ulur praninë e policisë dhe së shpejti do të ketë zgjedhje të parakohshme në këto komuna.

Krahas kryeministrit Kurti, në këtë panel kanë marrin pjesë: Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryesuesja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Kurti në televizionin slloven u kërkon ndihmë ndërkombëtarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në Slloveni, ku po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Ai ka dhënë një intervistë për Radiotelevizionin e Sllovenisë RTV SLO, një pjesë të shkurtër të të cilit e ka shpërndarë në ‘story’ në profilin e tij në Facebook.

Kurti ka thënë se Beogradi po bën gjithçka që mos t’i lejojë serbët në Veri të integrohen dhe për këtë ka thënë se ka nevojë për ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht të Bashkimit Evropian.

“Beogradi po bën gjithçka që mos t’i lejojë serbët në Veri të integrohen, kështu që ky bullizim i Beogradit është problem për vendin tonë, për çka kemi nevojë për ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht të BE’së”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat