Kurti: Kosova ka ulur praninë e policisë në veri, së shpejti zgjedhjet

Aktuale

Kurti: Kosova ka ulur praninë e policisë në veri, së shpejti zgjedhjet

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 16:11 Përditësuar në ora: 16:22 më 28.08.2023
Albin Kurti

Kurti përplaset me Brnabiqin në Slloveni: Serbia as sanksione nuk i ka vendosur Rusisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin Strategjik “Bled 2023” në Slloveni gjatë fjalës së tij ka pasur një polemikë me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq pasi ajo e quajti Kosovën pjesë të Serbisë.

“Së pari duhet të them se është vendi im nuk janë dy vende, Kosova e ashtuquajtura Republika e Kosovës nuk është vend ndërkombëtarisht i njohur, nuk është pjesë e OKB-së. Dyshoj se do bëhet pjesë e BE-së, së paku jo derisa të ketë njohje nga vendet e BE-së”, ka thënë Brnabiq.

Pas kësaj deklarate, Kurti ka thënë se Kosova ka vënë sanksione ndaj Rusisë, ndërsa Serbia as nuk po i mendon dhe nuk janë distancuar nga Millosheviqi as nga Putini.

Gjatë kësaj deklarate të Kurtit kanë duartrokitur të pranishmit, teksa ka thënë se “nuk është e lehtë për ne. Dua t’i normalizoj marrëdhëniet dhe do ta bëja menjëherë këtë, nëse fqinjët e mi do ishin çekë e jo serbë”.

Kurti ka thënë se mbështetja në Kosovë për BE-në është 94% ndërsa në Serbi 36%.

“Normalizimi është i vështirë, mund të ndodhë, ta zbatojmë marrëveshjen bazë, që jemi pajtuar në Bruksel. Normalizimi në psikologji do të thotë mungesë e konfuzionit midis realiteti dhe fantazisë, unë këtu nuk mund të kontribuoj”.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti ka thënë se është duke punuar me pesë shtetet mosnjohëse të BE-së.

“Jemi duke punuar me këto shtete në aspektin bilateral e diplomatik, atmosfera me këto vende është më e mirë se më parë, këto shtete duhet ti bashkohen shumicës dërmuese të vendeve që na njohin”, ka thënë Kurti.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se njohja “De-facto” dhe “De-jure” janë të ndara në Ballkan kështu që kjo çështje duhet të përmbyllet e të zgjidhet.

Tutje, Kurti ka thënë se duhet të ketë shtensionim të situatës Kosovë-Serbi, ku siç ka theksuar ai, Kosova ka kontribuar në këtë duke ulur për 50% praninë e policisë në veri dhe duke pasur zgjedhje të parakohshme.

“Pajtohem plotësisht na duhet deeskalimi dhe tashmë për 2 muaj në komunat veriore të Kosovës nuk ka pasur ndonjë protestë apo incident të dhunshëm, kemi ulur për 50% praninë e policisë së Kosovës. Shpresoj të kemi zgjedhje të parakohshme, fushata të hapura për zgjedhje të hapura demokratike, na duhet ndihma e BE-së, besoj në atë që njerëzit e kanë kuptuar në Kosovë”, ka vijuar ai.

I thanë “të dyja vendet duan të hyjnë në BE”, ja si reagon Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se nuk ka dy vende, kur udhëheqësi i panelit në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, në të cilin po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “të dyja vendet dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së”.

Teksa ia përmendi faktin se “përmbyllja e dialogut Beograd-Prishtinë është parakusht për vendin tuaj, për anëtarësimin dhe negociatat, për të ecur tutje”, udhëheqësi i diskutimit tha se “të dyja vendet dëshirojnë të jenë pjesë e Bashkimit Europian për t’u pranuar si anëtarë” dhe se ” “këto përshkallëzime e dëmtojnë jo vetëm Kosovën, por edhe vendin tuaj”.

Ai e pyeti se “a mund të presim një hap pozitiv nga vendi juaj në kuptimin e së ardhmes”.

Bërnabiq nisi të përgjigjet me avazin e zakonshëm.

“Dua të them që është vendi im. Nuk janë dy vende, nuk janë të dyja vendet. E ashtuquajtura Republika e Kosovës nuk është vend ndërkombëtarisht i njohur dhe nuk është anëtare e OKB-së dhe dyshoj që do të bëhet pjesë e BE-së, së paku jo derisa të ketë njohje nga shtetet mosnjohëse”, tha kryeministrja serbe.

Rama: BE-ja të japë më tepër përkrahje për shtetet aspiruese

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, që ka thënë se synimi për zgjerimin e radhës të Bashkimit Evropian do të jetë viti 2030.

Kryeministri Rama në Forumin Strategjik të Bledit ka thënë se nuk beson se Shqipëria do të jetë në BE në atë vit, porse së paku të realizojë disa prej hapave. Ai ka theksuar se BE-ja do të duhet të përkrahë më tepër shtetet aspiruese.

“Nga momenti kur shtetet të futen në rrugën drejt BE-së e deri në momentin kur të bëhen anëtare, duhet të ketë gjëra në mes, jo vetëm parime, vlera e mësime, që janë shumë të nevojshme, jo vetëm reforma e kritika, që po ashtu janë të nevojshme, por edhe më tepër përkrahje konsistente. Nuk po them vetëm financiarisht, por edhe qasje të shteteve tona në Tregun e përbashkët apo hapësirë më të hapur për ndërmarrjet tona”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, në Procesin e Berlinit flitet për infrastrukturën, për projekte, si të financohen ato, ndërsa atë infrastrukturë e ndërtojnë “amerikanët, kinezët e arabët”. Ai ka thënë se duhet të merret në konsideratë kjo.

 “Duke punuar pro-bono 50 vjet kundër Perëndimit, Enver Hoxha na ka bërë shtetin më pro-evropianë e pro-amerikanë në Evropë. Duhet 50 vjet pas rrëzimit të komunizmit, derisa të mos jemi pa kusht pro-Perëndimit e pro-Evropianë. Kemi edhe 30 vjet optimizëm, shpresoj deri atëherë Charles se do ta përmbushësh premtimin”, ka thënë Rama.

Kurti: Kosova ka ulur praninë e policisë në veri, së shpejti zgjedhjet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se edhe pse nuk e kanë njohur pesë shtetet Kosovën, po punohet me ta në aspektin bilateral.

“Ka hapa të vegjël dhe shpresojmë që të na njohin edhe ato shtetet që nuk na kanë pranuar ata. Një mënyrë tjetër është ato shtete skeptike, t’i bindim me zhvillimet dhe rezultatet”, tha Kurti në një panel të diskutimit, ku po marrin pjesë edhe liderë të rajonit, në  kuadër të pjesëmarrjes së tij në ‘Forumin Strategjik të Bledit-BSF 2023’, të Sllovenisë.

Kurti ka folur për të arriturat e Kosovës, ku në shumë aspekte është më mirë se vendet e tjera e rajonit. Shefi i qeverisë tha se shpreson se Kosova, të jetë pjesë Këshillit të Evropës, dhe partneritet me NATO-n.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se duhet shtensionimi në komunat e veriut. Ai tha se Kosova ka ulur praninë e policisë dhe së shpejti do të ketë zgjedhje të parakohshme në këto komuna.

Krahas kryeministrit Kurti, në këtë panel kanë marrin pjesë: Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryesuesja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat