Krasniqi i reagon Kurtit për shpenzimet: Kryeministër zhvatës, shihemi në Kuvend

Aktuale

Krasniqi i reagon Kurtit për shpenzimet: Kryeministër zhvatës, shihemi në Kuvend

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 17:39
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur zhvatës kryeministrin Kurti, pas publikimit të shpenzimeve për gjashtë muaj nga ai dhe kabineti i tij.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në anën tjetër, rezultatet në diplomaci janë zero, pa njohje, pa anëtarësime, duke shtuar se gjendja do të ishte ndryshe nëse këto para do të ishin investuar për lobim.

Postimi i saj i plotë:

Kryeministër zhvatës!

Albin Kurti vet i 18-ti për gjashtë muaj paska shpenzuar mbi 120 mijë euro, për mëditje gjatë udhëtimeve zyrtare, telefon, akomodim, karburant për vetura, si dhe për bileta të udhëtimit e dreka.

Ndërkohë, rezultatet në diplomaci janë zero.

Asnjë njohje e re,

Asnjë anëtarësim dhe

Asnjë e mirë për vendin.

Jam e bindur se gjendja në diplomaci do të ishte ndryshe, nëse këto para të ishin investuar për lobim.

Pastaj, mos të harrojmë edhe sanksionet nga BE-ja që e prekin shifrën e mbi 500 milionë euro, nëse ato vazhdojnë e nuk largohen, dëmi është i jashtëzakonshëm.

Shihemi në Kuvend…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat