Sopjani: ShBA-të gjithmonë u paraprijnë marrëveshjeve të mëdha dhe proceseve të rëndësishme

Aktuale

Sopjani: ShBA-të gjithmonë u paraprijnë marrëveshjeve të mëdha dhe proceseve të rëndësishme

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 19:32
Shkelzen Sopjani

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Shkelzen Sopjani dhe ish-zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, ishin të ftuar në emisionin “FIVE” ku diskutuan rreth marrëveshjes më amerikanët për mbrojtjen e informacioneve sekrete.

Gjatë bisedës Sopjani dhe Hoxha bënë të ditur se një marrëveshje e tillë është e mirëseardhur e veçanërishtë kur bëhet fjalë për një marrëveshjë të tillë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Marrëveshjet per kembim te informacioneve të klasifikuara janë jashtëzakonisht të rëndëshime dhe janë praktikë mes shteteve, duke pasur parasysh që tashmë shtetet partnere bashkëpunojnë në operacione shumë të ndijshme. Vetë natyra e marrëveshjes ka të bëj me ruajtjen e informacionit të klasifikuar. Kjo marrëveshje e jep një garancë shtesë, një përgjegjësi shtesë ndaj shtetit pranues, i cili e pranon atë informacion që do e trajtojë shumë më seriozishtë se mos të ekzistonte kjo marrëveshje”, ka thënë Sopjani.

Ndërsa në anën tjetër ish-zv.ministri i brendshëm, Valdet Hoxha, ka thënë se kjo marrëveshje do të thelloj edhe më tej bashkëpunimin mes Kosovës dhe Amerikës.

“Kjo marrëveshje do ta thelloj edhe më tej bashkëpunimin me popullin mik të Kosovës dhe do të vazhdojnë të ruajnë sovranitetin dhe integritetin e vendit. Më shumë është një mesazh public në kohën në të cilën po hyjmë në prag të shtatorit kur do të fillojnë intesivisht bisedimet rreth planit franko-gjerman e më pas edhe në aspektin operacional e cila krijon një siguri shumë të madhe dhe e konsilidon raportin mes dy shteteve si partner strategjik”, ka theksuar Hoxha.

Shkelzen Sopjani ka thënë se ShBA-të gjithmonë u paraprijnë marrëveshjeve të mëdha dhe proceseve të rëndësishme.

“Kjo është një hap shumë i rëndësishëm i cili i paraprinë edhe hapit tjetër, që e njëjta marrëshje do të bëhet edhe me Bashkimin Evropian shumë shpejt, marrë parasysh që BE-ja ka marrëveshje të tilla me të gjitha vendet e rajonit, përveç Kosovës. ShBA-të gjithmonë ju kanë paraprirë procesve të rëndësishme dhe marrëdhenieve Kosovë karshi Bashkimit Evropian”, është shprehur Sopjani.

Tutje ai ka theksuar se “informacioni i klasifikuar nuk shkëmbehet përmes kanaleve të rregullta të komunikimit, por ato informacione janë të inkriptume që bëhet shkëmbimi i atij informacioni, pra nënkupton edhe ndihmë të ndërsjellë që është evidente që ajo që përfiton në këtë aspekt është Republika e Kosovës sepse e ka bër një marrëveshje me një akter që është njëshi në botë”.

Ndër të tjera, me mysafirët në studio u diskutua edhe rreth deklaratës së presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshme për zgjerim.

Sopjani u shpreh se në “politikën e jashtme nuk duhet me e përzi me populizëm, por jasht duhemi me u sjellë si faktor, si subjekt dhe jo si objekt”.

“Është një afat optimist dhe mundësitë operacionale ekzistojnë duke pasur parasysh ndërtimin e një rendi të ri botëror që po ndodh, e sidomos dinamika e luftës Rusi-Ukrainë do ta dinamizojë anëtarsimin e rajonit në Bashkimin Evropian. Tashmë është kuptuar nga vendet e Evropës se një fuqi baruti dhe luftë në Evropën Juglindore krijon destabilitet të vazhdueshëm në Evropë, prandaj e shohin si zgjidhje edhe për vete prandaj po besoj që është një afat optimal dhe i mundshëm”, ka përfunduar Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat