Bajrami akuzon Qeverinë me pyetje të rënda për performancën e tyre

Aktuale

Bajrami akuzon Qeverinë me pyetje të rënda për performancën e tyre

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 19:54
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë duke thënë se janë “të korruptuar dhe krenarë”.

“Video produksioni i Qeverisë/LVV ka harru ta cekë “se sot për herë të parë është data 28 gusht 2023” dhe ata po i afrohen fundit të mandatit qeverisës”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami e ka akuzuar pushtetin duke thënë se quditet kur bëhet fjalë për rritje ekonomike duke shkruar “ani lulzim ekonomik”.

Tutje, Bajrami i ka shtruar njëzet e shtatë pyetje që kanë të bëjnë me pushtetin aktual dhe problemet me të cilat po ballafaqohet. Më posht gjeni pyetjet e saj:

“- Sa ditë ju bënë Kosovës nën sanksione?

– Cili është dëmi ekonomik dhe politik që i keni shkaktu vendit, duke e vënë nën sanksione?

– Sa është zvogëlu eksporti i mallrave?

– Me çfarë deficit tregtar e keni mbyllë vitin 2022?

– Si lavdëroheni me inflacion, derisa qytetarët mezi mbyllin muajin?

– Sa tenderë njëburmorë keni nënshkru?

– Sa tenderë ju keni dhanë miqëve e dashamirëve ?

– Prej kur korrupcioni është trillim? – jeni zënë në flagrancë.

– Sa e keni rritë tatimin në pronë?

– A e keni bë TVSH-në zero në produkte bazë siç keni premtu?

– Sa qytetarë të këtij vendi kanë ikë nga këtu?

– Sa punëtorë të administratës shtetërore e kanë lënë punë?

– Sa policë e kanë lënë punën?

– Sa mjekë kanë ikë jashtë shtetit?

– Sa ushtarë të FSK-së detyrohen të punojnë kamarier, në mbrëmje se nuk ju mjafton paga për ta mbajtë familjën?

– Sa është rritë çmimi i energjisë elektrike?

– Sa qerdhe i keni ndërtu?

– Sa qifte të reja i keni bë me banesë?

– Sa sovranitet ka në veri sot?

– Sa ditë ju bënë Lulzim Hetemit në komunë?

– Çka ka përfitu Kosova nga qendrimi i tij brenda një ndërtese ?

– Sa njohje të reja i keni sjellë vendit?

– Sa fëmijë do të ngelin pa libra këtë vit?

– Sa orë mësim do të humbin?

– Sa ligje i ka rrëzu kushtetusja deri tani?

-Sa ministra e kanë shkelë kushtetutën?

– Sa ministra e kanë shkelë ligjin?”

Ndryshe, ajo ka përfunduar duke thënë se pret “përgjigje me video” për këto pyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat