“Ndëshkimi amerikan kushton”, Tahiri: Treshja e shtetit është ngujuar në shtëpi

Aktuale

“Ndëshkimi amerikan kushton”, Tahiri: Treshja e shtetit është ngujuar në shtëpi

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 11:24
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka vlerësuar se “ndëshkimi amerikan” është duke i kushtuar Kosovës.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se udhëheqësit e Kosova janë ngujuar në shtëpi, duke marr pjesë vetëm në takime rajonale.

Në mungesë të ftesave tjera, ka thënë ajo, në këto forume po marrin pjesë nga disa zyrtarë të lartë të Kosovës.

Sipas saj, Kosova është në një rënie të shëmtuar të diplomacisë.

“Ndëshkimi amerikan kushton! treshja e shtetit e ngujuar ne shtepi, tash vrap pas ftesave te takimeve rajonale, madje duke shkuar dy tre ne te njejtin takim, duke lutur te hiqen sanksionet ndaj Kosoves…renie e shemtuar e diplomacise se Kosoves!”, ka shkruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat