Haxhiu merret me Kurtin: Evropa i ka vënë sanksione popullit 94% proevropian për shkak të një filozofi të vonuar në histori

Aktuale

Haxhiu merret me Kurtin: Evropa i ka vënë sanksione popullit 94% proevropian për shkak të një filozofi të vonuar në histori

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 12:57
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar për replikën e djeshme mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq.

Ai ka shkruar se një populli 94 për qind evropian Evropa i ka vendosur sanksione për shkak të “një filozofi të vonuar në histori”.

Haxhiu ka thënë se tolerimi i retorikës nacionaliste dhe shoviniste serbe në forumet ndërkombëtare është i papranueshëm.

Postimi i plotë

Is it stupidity or ignorance?!

Është budallaki apo injorancë?!

Kur një populli 94% pro evropian Evropa i vendos sanksione për shkak të një filozofi të vonuar në histori?!

Tolerimi i retorikës nacionaliste dhe shoviniste serbe në forumet ndërkombëtare është i papranueshëm, këtë duhet ta thonë me zë të lartë liderët everopian.

Nga nacionalizmi dhe shovinizmi serb ka pësuar rajoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat