Arianit Islami emërohet drejtor i ri i Aviacionit Civil

Aktuale

Arianit Islami emërohet drejtor i ri i Aviacionit Civil

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 13:05
Arianit Islami

Arianit Islami është emëruar zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës shkarkoi të mërkurën Bujar Ejupin nga pozita e drejtorit të AAC-së.

Vendimi i emërimit është nënshkruar dje nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës, Liburn Aliu.

I sapoemëruari në këtë pozitë deri në këtë vendim kishte shërbyer si Drejtor i Departamentit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat