Shasha jep lajmin e mirë: Jemi larg skenarit të pezullimit të liberalizimit të vizave – ja çka thotë për Macron

Aktuale

Shasha jep lajmin e mirë: Jemi larg skenarit të pezullimit të liberalizimit të vizave – ja çka thotë për Macron

Nga: A.M. Më: 29 gusht 2023 Në ora: 14:02
Drejtori ekzekutiv i institutit EPIK, Demush Shasha

Drejtori ekzekutiv i institutit EPIK, Demush Shasha, ka reaguar pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron në lidhje me vizat për Kosovën.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se ne jemi shumë larg skenarit për pezullimin e liberalizimit të vizave, pasu ky është vendim që merret vetëm ne raste ekstreme.

“Nga ana tjetër Presidenti Macron nuk ka thënë asgjë të re. Konteksti i fjalimit të tij ka të bëjë me sigurinë e Ballkanit. Ky ishte fjalimi vjetor para ambasadorëve francez në botë dhe fjalimi ishte fokusuar në pikat neurologjike të botës. Rrjedhimisht ai aty flet 10 sekonda për Ballkanin dhe vetëm në kuptimin e gjësë më të rëndësishme: sigurisë, stabilitetit dhe paqes”, u shpreh ndër të tjera Shasha.

Po ashtu, ai kërkoi që të mos merret seriozisht asgjë në lidhje me pezullimin e liberalizimin e vizave, deri sa nuk flet Komisioni Evropian për të.

Postimi i plotë

Pezullimi i liberalizimit të vizave është akt ekstrem që merret në raste ekstreme. Për shembull Rusisë iu pezullua vetëm pasi që pushtoj Ukrainën. Vanautusë iu pezullua vetëm pasi që refuzoj me kokëfortësi të ndal skemën e “pasaportave të arta”. Serbisë nuk iu pezullua liberalizimi përkundër që u shndërrua në portën kryesore të migrimit ilegal në BE.

Çfarë dua të them është se standardi i pezullimit te liberalizimit të vizave është shumë shumë i lartë. Ne sot jemi shumë larg këtij standardi.

Nga ana tjetër Presidenti Macron nuk ka thënë asgjë të re. Konteksti i fjalimit të tij ka të bëjë me sigurinë e Ballkanit. Ky ishte fjalimi vjetor para ambasadorëve francez në botë dhe fjalimi ishte fokusuar në pikat neurologjike të botës. Rrjedhimisht ai aty flet 10 sekonda për Ballkanin dhe vetëm në kuptimin e gjësë më të rëndësishme: sigurisë, stabilitetit dhe paqes. Prandaj ai paralajmëron se në raste ekstreme të kërcënimit të sigurisë në Ballkan, patjetër që edhe liberalizimi i vizave mund të pezullohet. Kjo nuk është risi. Por ne sot jemi shumë larg këtij skenari, prandaj përderisa plotësisht mirëkuptoj ankthin që kemi nga kjo puna e vizave duhet të flemë qetë duke ditur se asgjë në BE nuk ka ndryshuar sa i përket kësaj çështje.

Për mua rregulli i artë sa i përket pezullimit të liberalizimit të vizave është ky: mos merrni seriozisht asgjë deri sa nuk dëgjoni Komisionin Evropian duke folur për të. Deri atëherë çdo gjë që dëgjoni është pjesë normale e lojërave dhe negociatave politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat