Murtezaj: Porosia e Macron ishte për të dyja palët – Qeveria të veprojë shpejt për depërshkallëzim

Aktuale

Murtezaj: Porosia e Macron ishte për të dyja palët – Qeveria të veprojë shpejt për depërshkallëzim

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 18:37
Profesori universitar, Valon Myrtezaj

Profesori universitar, Valon Myrtezaj, ka thënë se porosia e presidentit francez, Emmanuel Macron, gjatë ditës së djeshme lidhur me situatën në veri të Kosovës ishte për të dyja palët si Prishtinën dhe Beogradin.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se fjala paqe është theksuar më së shumti në fjalimin e Macronit.

“Palët duhet të jenë të përgjegjshme ky është ai sllogani kryesor, fjalët kyçe dhe se ne shpresojmë se paqja do të kthehet.

Shpesh herë nga palë të ndryshme konsiderohet vetëm si mungesë e luftës, pra një lloj armëpushimi që në konceptin evropian nuk është një gjë e tillë.

Sepse paqja duhet ta ketë konceptin dhe të kuptuarit e dimensionit zhvillimor, prandaj e thekson në këtë fjalim këtë fjalë”, ka thënë Myrtezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat