Kërcënimet e Macronit për vizat, Hajdari: Indinjuese, Kosova është munduar shumë për liberalizim

Aktuale

Kërcënimet e Macronit për vizat, Hajdari: Indinjuese, Kosova është munduar shumë për liberalizim

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 19:19
Vjollca Hajdari

Politogolia Vjollca Hajdari, ka thënë se është frustrues kërcënimi i presidentit francez, Emmanuel Macron, se Kosovës mund t’i kthehet në zero liberalizimi i vizave nëse s’ka shtensionim të situatës në veri.

Hajdari tha se ky koment i Macronit është frustrues pasi Kosova është munduar shumë që të arrihet ky qëllim dhe të realizohet një qëllim i kamotshëm.

Është indinjues fakti që mu në këtë kohë, kur ne i kemi shpresat se do të dalim nga ky izolim, që qytetarët e Kosovës do ta kenë lirinë e lëvizjes, tani del ai me këtë kërcënim dhe i kushtëzon qytetarët e Kosovës me një çështje të tillë”.

Ndonëse Macron është prononcuar drejtpërdrejt në lidhje me këtë çështje, unë mbaj mend që herën e kaluar kishim Osmanin në Berlin dhe mu të njëjtën pyetje ia kam shtruar asaj dhe a ka mundësi që ndoshta ekziston rreziku që të tërhiqet liberalizimi i vizave për Kosovën”, tha Hajdari.

Tutje, ajo tha se Osmani në atë kohë e ka bërë të qartë se ky rrezik nuk kanoset për Kosovën, teksa uroi që në Gjermani të mos ketë ndryshuar asgjë, e sidomos për sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat