Klinaku i OVL-së: Më parë e vras Albin Kurtin, se sa që iku nga Kosova

Aktuale

Klinaku i OVL-së: Më parë e vras Albin Kurtin, se sa që iku nga Kosova

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 23:38
Faton Klinaku dhe Albin Kurti

Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, është shprehur Faton Klinaku nga OVL UCK, teksa ka ndarë një bisedë që thotë se e ka zhvilluar me një votues të Kurtit i cili sipas tij ka deklaruar se “ka votuar për ndryshim, por s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë”.

Faton Klinaku ka thënë se “Kosovën nuk duhet, e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të”.

Postimin skandaloz e ka bërë në profilin e tij në Facebook.

Aq shumë i dëshpëruar votuesi i tij saqë tha:

Votën ia dhashë për ndryshim, e ndryshim lëre që nuk ka por po shkojmë edhe më shumë teposhtë si vend dhe s'ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë.

I thashë:

As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova.

P.S

Kosovën nuk duhet, e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat