Lushaku-Sadriu flet për “rrugën e re” të LDK-së, Gashi: Tingëlloni si parti që s’keni qenë kurrë në pushtet

Aktuale

Lushaku-Sadriu flet për “rrugën e re” të LDK-së, Gashi: Tingëlloni si parti që s’keni qenë kurrë në pushtet

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 23:45
Jehona Lushaku-Sadriu

Forma se si anëtarja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, dha detaje rreth “rrugës së re për Kosovën” nga subjekti i saj, analistit Astrit Gashi i la përshtypjen se LDK nuk ka qenë asnjëherë në pushtet.

Në “Debat Plus”, Lushaku-Sadriu ka deklaruar se plani i LDK-së i paprezantuar akoma, jep përgjgje për shumë çështje, të cilat sipas saj, nuk po marrin përgjigje nga Qeveria Kurti.

“Rruga e re për Kosovën do të jetë platforma që LDK është duke e ndërtuar pasi ka diskutuar me krejt grupet e shoqërisë civile, mediave…kemi ndëruar një program që do të paraqesë një vision komplet të ri për Kosovën. Që ka zgjidhje për krejt problemet konkrete, është i studiuar dhe nuk është program propagandues e popullist. E kemi ndërtuar vizionin. Jemi duke e përfunduar procesin zgjedhor dhe do ta kemi një konventë të prezantimit të programit tonë. Mendoj se do jetë platforma me përkahjen më të madhe të qyetarëve. Zgjidhje konkrete për secilin department, të të gjithë sektorëve…kemi përgjgje se si të menaxhojmë librat në mënyrë më efektive, të mos përfundojnë fëmijët pa libra me 1 shtator. Kemi përgjigje për digjitalizim, për përkrahjen e sektorit të IT-së, për investime…por jo platforma duke krijuar propaganda, pasiguri për investitorë”, ka deklaruar ajo.

E për këtë, Gashi deklaroi se LDK-ja kishte kohë për të realizuar, por sipas tij, nuk e kishte bërë.

“Po tingëlloni si parti që nuk ka qenë kurrë në pushtet, flisni për digjitalizimin ndërkohë që keni qenë në pushtet për vite dhe nuk e keni bërë”, ka deklaruar Gashi.

Për këtë, Lushaku-Sadriu tha se digjitalizimi ishte bërë në sektorë të veçantë sa LDK-ja ishte në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat