Analisti zbulon si u formua Lista serbe dhe “shpërthen” me mallkime ndaj Thaçit: Hashim, mos e pafsh kurrë dritën e diellit!

Aktuale

Analisti zbulon si u formua Lista serbe dhe “shpërthen” me mallkime ndaj Thaçit: Hashim, mos e pafsh kurrë dritën e diellit!

Nga: A.Zh Më: 30 gusht 2023 Në ora: 09:47
Hashim Thaçi

Analisti politik Lirim Gashi, ka shkruar për gjashtë fronte të rrezikshme të shërbimit sekret serb, që vepron kundër Kosovës.

Ai ka vlerësuar se kulmi i të gjitha fronteve të rrezikshme është falja e krimeve të kriminelëve serbë të luftës nga veriu i Kosovës, të cilët, sipas tij, në shenjë mirënjohjeje për bujarinë e Hashim Thaçit themeluan Listën Kriminale serbe, përcjell Bota sot.

Gashi, në postimin e tij në Facebook, ka mallkuar ish-presidentin Thaçi, duke e quajtur “pleh dhe helmues”

“Hashim Thaçi, mos e pafsh kurrë dritën e diellit dhe mos e ndjefsh kurrë ajrin e pastër të lirisë, sepse je një pleh tepër i ndyrë dhe helmues”, ka shkruar Lirim Gashi.

Lexojeni postimin e tij të plotë, të publikuar në Facebook:

Gjashtë frontet më të rrezikshme të shërbimit sekret serb kundër kosovës

(Lexone se do ta mësoni një të vërtetë tepër të rëndësishme)

Komunizmi i rremë që i referohej teorisë komuniste të Marksit, të cilën komunistët e rremë që në fakt ishin fashistë të majtë ekstremë nuk e zbatuan kurrë, fshehu si një jorgan i trashë shumë dobësi të popullit tonë.

Sepse kur njëri nga bashkatdhetarët tanë bashkëpunonte me shërbimin sekret serbo-sllav, ne gjithmonë e arsyetonim me faktin se ai u detyrua ta bënte atë punë, për shkak të kërcënimit të oficerve të shërbimit sekret serb, se do t'ia vrisnin të gjithë familjen nëse nuk do të nënshtrohej.

Mirëpo, në periudhën e pasluftës, kur shërbimi sekret serb nuk ishte fare i pranishëm fizikisht në Kosovë, megjithatë arriti të aktivizojë pothuajse të gjithë ish-agjentët e tij shqipfolës, të cilët duhej të drejtonin një luftë speciale kundër shtetit të tyre të ri dhe të dobët, deri në shkatërrimin e tij të plotë.

Dhe kjo është një provë e pamohueshme se në mesin tonë ka tepër shumë tradhtarë të pasionuar.

Në fakt fjala “duhet” nuk përkon fare me të vërtetën, sepse 70% sosh pranuan vullnetarisht të rinovonin bashkëpunimin me ish-shefat e tyre, ngaqë gjithë jetën e tyre e financuan nga spiunazha, ndaj jo vetëm që u mësuan me atë punë të ndyrë, por u bënë të varur si të droguarit nga droga.

Serbia e bëri atë luftë speciale njëkohësisht në disa fronte për ta bërë të pamundur mbrojtjen tonë.

Por, fronti më i rrezikshëm nga të gjithë të tjerët ishte ai që udhëhiqej nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila mori përsipër ta kthejë Kosovën në një Afganistan ballkanik dhe t'ia shkëpus të gjitha lidhjet me të gjitha superfuqitë evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fronti i dytë më i rrezikshëm është blerja dhe shitja e diplomave të shkollës dhe fakultetit, duke e ulur vlerën e tyre nën atë të prezervativëve që mbrojnë nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, sepse diplomat tona nuk mbrojnë aspak nga marrëzia.

A ka një goditje më vdekjeprurëse për perspektivën e një kombi dhe shteti sesa shkatërrimi i arsimit të tij?

Fronti i tretë më i rrezikshëm është depërtimi i agjentëve serbë shqipfolës në strukturat tona më të ndjeshme të sigurisë, ku ruhen të gjitha sekretet shtetërore.

Fatmirësisht ne jemi ende të mbrojtur fizikisht nga ushtarët dhe oficerët e KFOR-it në detyrë, përndryshe nuk do të mund të përballonim një sulm të papritur as për dy ditë.

Fronti i katërt më i rrezikshëm i luftës speciale serbe kundër Kosovës është ai që përmes agjentëve të tij e paralizoi diplomacinë tonë dhe e ktheu atë në një vendpushim veror dhe dimëror për familjet e politikanëve më me ndikim të pasluftës.

Dhe si kaluam në negociatat e Brukselit, nuk kam pse t'ia shpjegoj askujt, sepse pasojat i ndjejmë të gjithë edhe sot.

Megjithatë, kulmi i të gjitha këtyre fronteve të rrezikshme është falja e krimeve të kriminelëve serbë të luftës nga veriu i Kosovës, të cilët në shenjë mirënjohjeje për bujarinë e Hashim Thaçit themeluan Listën Kriminale Serbe, e cila paralizoi jo vetëm marrjen e vendimeve të rëndësishme të Kuvendit tonë, por edhe shumë komisione të rëndësishme të sigurisë.

E njëjta listë e ktheu veriun e Kosovës në Kazablankën e shërbimeve sekrete serbe, ruse dhe kineze, në një Kolumbi të vogël të trafikut të drogës dhe në një Meksikë të vogël të trafikut të armëve, njerëzve dhe prostitucionit.

Hashim Thaçi, mos e pafsh kurrë dritën e diellit dhe mos e ndjefsh kurrë ajrin e pastër të lirisë, sepse je një pleh tepër i ndyrë dhe helmues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat