Osmani e Konjufca bëjnë homazhe te memoriali për të zhdukurit

Aktuale

Osmani e Konjufca bëjnë homazhe te memoriali për të zhdukurit

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 10:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe zyrtarë qeveritarë kanë bërë homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Homazhet ata i bënë me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Gjithashtu, homazhe bënë edhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.

Më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës, në Kosovë vazhdojnë të mungojnë edhe mbi 1600 persona, të zhdukur me dhunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat