Cassis në Forumin Strategjik në Bled: Zvicra e mbështetë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por palët të zbatojnë angazhimet e marrëveshjeve në Bruksel dhe Ohër

Aktuale

Cassis në Forumin Strategjik në Bled: Zvicra e mbështetë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por palët të zbatojnë angazhimet e marrëveshjeve në Bruksel dhe Ohër

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 16:12
Gazetari i Le Canton27 dhe Ingazo Cassis

Në Bled të Sllovenisë ka përfunduar Forumi Strategjik (28-29 gusht) me moton “Solidaritet për Sigurinë Globale”, ku përveç personaliteteve të larta nga BE, KE dhe liderë të vendeve nga Ballkani Perëndimor, mori pjesë edhe shefi i diplomacisë zvicerane z.Ignazio Cassis, i cili ne dy-tri seanca të debateve ka folur para pjesëmarrësve.

Në forumin strategjik (Bled Strategic Forum-2023, Solidarity For Global Security) të Bled-it ku u ndoq nga rreth një mijë pjesëmarrës, përveç nikoqireve të samitit, krerët e shtetit të Sllovenisë, presidentja Natash Pirc Musar dhe kryeministri Robet Golob, për dy ditë rresht edhe shumë personalitete (presidentë, kryeministra e ministra të jashtëm) kryesisht nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu dhe përfaqësues nga BE dhe KE.

Nga Këshilli Evropian mori pjesë presidenti i saj z.Charles Michel, kurse nga BE, Miroslav Lajçak, Tanja Fajon ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Dunja Mijatoviç nga KE etj.. Sipas gazetës zvicerane Le Canton27.ch, në këtë samit botëror në Bled të Sllovenisë mori pjese edhe shefi i diplomacisë zvicerane Ingazo Cassis.

Z. Këshilltar Federal, cili është interesi i Zvicrës për të qenë prezente në këtë forum strategjik, me të gjitha këto vende ballkanike?

Cassis: Janë dy. Interesi i parë është ai që lindi nga bashkimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetja e situatës së stabilitetit dhe paqes ndonjëherë të brishtë mes tyre. Tani ky forum është zgjeruar dhe është bërë një ngjarje ndërkombëtare. Është pra elementi “Ballkanik” dhe sot presidenti i BE-së Charles Michel tha që vitin e ardhshëm, integrimi evropian duhet të jetë i pjekur, nga njëra anë si tjetra. Ai zgjodhi këtë vend për ta thënë dhe kjo është e rëndësishme. Interesi i dytë, dhe ky është diskutimi që sapo kemi pasur, është ai i nevojës për të zhvilluar multilateralizmin. Ne jemi duke e diskutuar këtë temë sepse situata aktuale gjeostrategjike na ballafaqon me shumë sfida. Dhe në botën tonë të ndërlidhur, ne duhet të adresojmë sfidat ndërkombëtare me përgjigje globale.

Keni pasur mundësi të takoni liderët e Ballkanit? Kryeministrin kosovar Albin Kurti sigurisht e keni takuar, për çfarë keni biseduar?

Cassis: Po, ne u përplasëm me njëri-tjetrin para panelit dhe patëm një bisedë të shkurtër jozyrtare. Ne njihemi prej disa kohësh. Ne diskutuam shkurtimisht çështje aktuale. Si ato që kanë të bëjnë me fatkeqësitë natyrore të këtij momenti, ashtu edhe ato që kanë të bëjnë me situatën e tensionuar politike në Kosovë.

Dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në Bruksel Zvicra a e mbështet dhe cili do ishte mesazhi juaj drejtuar Beogradit dhe Prishtinës?

Cassis: Zvicra e mbështet këtë proces sa më shumë që të jetë e mundur, por kërkon mirëkuptim nga të dyja palët dhe respektim të angazhimeve të marra sipas marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

Shifrat nga Enti Federal i Statistikave tregojnë se në Zvicër aktualisht jetojnë dhe veprojnë 300 mijë shqipfolës. A mund të njihet gjuha shqipe, si gjuhe e pestë zyrtare në Zvicër?

Cassis: Në Zvicër ka tre gjuhë zyrtare, por katër gjuhë kombëtare, e katërta prej të cilave është romanishtja. Ato njihen nga Konfederata dhe parashikohen në Kushtetutë. Bashkëjetesa mes kulturave të ndryshme dhe diasporave të shumta që jetojnë në Zvicër janë pasuria e vendit tonë. Dhe për këtë kontribuon edhe komuniteti i madh shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat