Kthehen në punë policët që ishin rrëmbyer nga Serbia, do të vazhdojnë punën në stacionin e njëjtë

Aktuale

Kthehen në punë policët që ishin rrëmbyer nga Serbia, do të vazhdojnë punën në stacionin e njëjtë

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 17:39
Policët e Kosovës, të arrestuar nga Serbia

Tre zyrtarët policorë të Kosovës që ishin rrëmbyer nga Serbia, tashmë janë kthyer në punë dhe do të vazhdojnë të punojnë në stacionin ku kanë qenë deri në ditën kur u kidnapuan nga forcat serbe.

Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa do të vazhdojnë punën pas dy muajsh prej kur u liruan nga Serbia, pasi fillimisht u mbajtën atje.

Rrëmbimi i tre policëve kishte nxitur reagime të shumta si në Kosovë, ashtu edhe te bashkësia ndërkombëtare, e cila kërkoi vazhdimisht lirimin e tyre. Ata u rrëmbyen më 14 qershor të këtij viti.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar disa herë se policët janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, dhe kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre dhe pa kushte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat