Aida Dërguti: Nuk ikim prej vendit, as njet nuk e kemi pavarësisht zullumit të kryeministrit qiraxhi

Aktuale

Aida Dërguti: Nuk ikim prej vendit, as njet nuk e kemi pavarësisht zullumit të kryeministrit qiraxhi

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 18:16
Aida Dërguti

Aida Dërguti, tha të mërkurën në një postim në rrjetin social Facebook se pavarësisht të zullumit, sic e quajti ajo të “kryeministrit qiraxhi” nuk do të iknin nga Kosova, ajo tha se ky vend është bërë e mbajtur gjallë nga ata që kanë vendosur të qëndrojnë.

Postimi i plotë i Dërgutit:

Nuk ikim prej vendit, as njet nuk e kemi, pavarësisht zullumit të kryeministrit qiraxhi.

Me sytë tanë e kemi pa këtë vend (në vitin 1999) kah rilindë prej shkrumbit e hirit.

Nuk ka qenë hera e parë në historinë e dhimshme të kesaj toke.

Ky vend është bërë e mbajtë gjallë nga ata që kanë vendosë me ndejtë, në të mirë e në të keqe, këtu ku kanë të gjallë e të vdekur, edhe një truall pa pare për varr.

Qeveritë shkojnë e vijnë, sovrani mbetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat