Deputeti i VV-së: Klinaku duhet të japë dorëheqje dhe të kërkojë falje

Aktuale

Deputeti i VV-së: Klinaku duhet të japë dorëheqje dhe të kërkojë falje

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 18:55
Enver Dugolli

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, ka folur për deklaratën e Faton Klinakut për kryeministrin Kurti.

Ai tha se Klinaku do duhej të jepte dorëheqje dhe të kërkonte falje.

Dugolli tha se beson që ka veteran që nuk pajtohen me Klinakun dhe se nuk janë përfaqësuar nga ai.

“Ajo deklaratë nuk i bën nder as atij as veteranëve”, tha ai.

“Veteranët të kërkojnë urgjentisht dorëheqjen e tij sepse derisa ai ende mendon që e ka thënë gjënë e duhur, e bën edhe më komplekse situatën”, tha Dugolli.

Ai tha se Klinaku nuk duhet të merret me deklarata politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat