Mustafa: Ky është amaterizëm dhe abuzim me buxhetin!

Aktuale

Mustafa: Ky është amaterizëm dhe abuzim me buxhetin!

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 21:06
Arben Mustafa

Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi Qeveria Kurti ndau sot mbi 13 milionë euro për subvencionimin e librave shkollorë, ndërsa më parë kishte anuluar tenderin 4.8 milionësh për tekstet shkollore për nxënësit e klasës 1-5, me arsyetimin se kishte kapërcyer për 500 mijë euro vlerën e parashikuar.

Mustafa mendon se këtu bëhet fjalë për ndonjë aferë korruptive “të dështuar në tentativë”, ose dëshirojnë që të krijojnë “një iluzion të rrejshëm të mbështetjes së qeverisë për qytetarët”.

Sidoqoftë, ai thekson se ky është amaterizëm dhe abuzim me buxhetin.

POSTIMI I PLOTË:

Anulojnë tenderin prej 4.8 milionë euro për libra në emër të kostos së lartë, ndërsa për të njëjtin qëllim, veç se tani në emër të subvencionit, ndajnë 6.3 milionë euro.

Këtu ose bëhet fjalë për ndonjë aferë korruptive të dështuar në tentativë, ose thjesht dëshirojnë të krijojnë një iluzion të rrejshëm të mbështetjes së qeverisë për qytetarët përmes transfereve direkte të parave – gjë që duket se paraqet të vetmen gjë që kjo qeveri di të bëjë.

Amaterizëm dhe abuzim me buxhetin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat