“Fjalimi i Kurtit në Bled çmendi serbët”/ Gazetari jep detaje nga vendi i ngjarjes: Kryeministri i Kosovës u ruajt nga autoritetet sllovene

Aktuale

“Fjalimi i Kurtit në Bled çmendi serbët”/ Gazetari jep detaje nga vendi i ngjarjes: Kryeministri i Kosovës u ruajt nga autoritetet sllovene

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 21:18
Albin Kurti

Gazetari shqiptar, Nefail Maliqi i cili ishte pjesëmarrës në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë ka treguar detaje pas fjalimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Maliqi shkruan se fjalimi i Kurtit çmendi delegacionin serb, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit, e që ishin mbi 3000, e duartorkitën.

Pas kësaj, Maliqi thotë se i kishte lajmëruar autoritetet sllovene dhe menjëherë forca të shumta filluan ta ruajnë kryeministrin e Kosovës.

Më poshtë postimi i Maliqit:

«Vetëm plumbi që e ndal Albinin!.. » (Samo bi metak zaustavio Albina)…

…. i dëgjova këto fjalë në gjuhën serbe prapa meje, ku isha ulur në sallë, në praninë e më shumë se 3000 pjesëmarrësve, të cilët i duatrokitën gjatë, fjalimit të tij në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë, fjalim i cili çmendi serbët, kurse ndërkombëtarët i la gojëhapur!

Ne panel perveq Kurtit ishin edhe personalitete tjera nga Brukseli dhe nga vendet e Ballkanit bashkë me kryeministren serbe Brnabiq, kokëulur.. ku te gjithë duartrokitën perveç delegacionit serb.

Rastin e lajmrova te autoritetet sllovene me ç'rast u vrejtën edhe përforcimet e forcave për ruajtjen e kryeministrit shqiptar Albin Kurti, në konfrencën evropiane me vendet e Ballkanit Perendimor.

Organizatorët thanë se forumi i sivjem është i 18-ti me radhë që nuk mbahet mend që u kane duartrokitur kështu kaq gjatë ndonjë personaliteti tjeter, sikur Albin Kurtit!

Prezenca dhe fjalimi i Kurtit në Forumin Strategjik në Bled bëri jehonë të madhe jo vetëm në media sllovene dhe ato shqiptare, por edhe në ato të Ballkanit dhe botërore.

Pjesëmarrësit,  Albin Kurtin (dhe fjalimin e tij) në Bled të Sllovenisë, e cilësuan si nje lider botëror që ballkani pak e hiq ka pasur, modern e modest, bashkëkohor, perveç kombëtar edhe pro evropian dhe me vizion te lartë euroatlantik!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat