Kur je milioner, ta urojnë ditëlindjen në Time Square

Aktuale

Kur je milioner, ta urojnë ditëlindjen në Time Square

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 23:03
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli sot ka festuar ditëlindjen.

Atij përveç urimeve familjare, nga miqtë e shumtë i është uruar ditëlindja edhe në një mënyrë të veçantë.

Në kryqëzimin e madh të qytetit të njohur New Yourk në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot është shfaqur një fotografi e ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli për nder të ditëlindjes së tij.

Pacolli ka shpërndarë në rrjetet sociale videon ku shihet fotografia e tij me mbishkrimin “Urime Ditëlindja Zotëri Pacolli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat