Hoti: Ngjarjet në veri ndikuan në çështjen e të pagjeturve

Aktuale

Hoti: Ngjarjet në veri ndikuan në çështjen e të pagjeturve

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 23:39
Andin Hoti

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, tha se në nivel vendi janë edhe 1600 persona që janë të zhdukur të luftës së fundit.

Ai tha se është e drejtë humane që të kërkohen të zhdukurit dhe këtë e dinë Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare.

Hoti tha se Serbia nuk bashkëpunon për të gjetur personat e zhdukur në luftë, por shpresat janë tek bashkësia ndërkombëtare si garanci e deklaratës së nënshkruar më parë.

“Hapi i parë ka qenë formimi i komisionit të përbashkët që e udhëheq BE-ja, pastaj ajo e monitoron zbatimin e deklaratës, të shihet se ne ose Serbia a po bashkëpunon, si arkiva dhe format e tjera”, tha Hoti në intervistë për emisionin “RTK Prime”.

I pari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, vlerëson se mund të jetë supozim se BE-ja për shkak të zhvillimeve të fundit në veri të vendit ka ndërruar fokus.

“Po supozoj se për shkak të gjendjes që ndodhi në veriun e Kosovës, BE-ja e ndërroi fokusin e qojë diku tjetër, pavarësisht se në aneksin e Marrëveshjes së Ohrit, çështja e personave të zhdukur duhet të trajtohet me urgjencë”, tha ai.

 Andin Hoti, djali i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, tha e Serbia duhet të kushtëzohet për të zbatuar deklaratën e të pagjeturve.

”Po hyjmë në shtator dhe ende nuk është formuar komisioni. Në letrën që i kam dërguar Vuçiqit, ende nuk kam marrë përgjigje. Unë po supozoj se Serbia dëshiron të zvarritë procesin e zbardhjes së fatit të të pagjeturve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat