“Turp; gomar”: Eskalon gjuha, Ylli Hoxha largohet nga emisioni pas debatit me Shalën e PSD-së

Aktuale

“Turp; gomar”: Eskalon gjuha, Ylli Hoxha largohet nga emisioni pas debatit me Shalën e PSD-së

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 00:36
Asdren Shala dhe Ylli Hoxha

Debati në “Debat Plus” është ndezur shumë.

Duket se ndezja e debatit erdhi si pasojë e vet temës, e cila fokusohej në deklaratën e Faton Klinakut, njeriut kryesor të OVL-së së UÇK-së, e cila u cilësua si kërcenuese ndaj Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.

Debati ka eskaluar posacërisht ndërmjet Ylli Hoxha, analist, dhe Asdren Shala, anëtar i PSD-së.

Madje, ata kanë përdorur edhe terme dehumanizuese ndaj njëri-tjetrit, si gomar.

“Mos fol palidhje, turp duhet me të ardhë” – i tha Hoxha Shallës, ndërsa pas kësaj përplasje, që nisi për shkak të kritikave të Shalës ndaj Veton Surroit, Hoxha e lëshoi studion e emisionit.

“Hiçma këtë gomar” – deklaroi Hoxha teksa dilte nga emisioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat