Dugolli: Serbia është me mentalitet të Millosheviqit dhe Putinit

Aktuale

Dugolli: Serbia është me mentalitet të Millosheviqit dhe Putinit

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 00:52
Enver Dugolli 

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli tha se Serbia është me mentalitet të Millosheviqit dhe Putinit, dhe se sipas tij, ajo nuk ka ndërruar aspak sot e kësaj dite.

Madje, siç tha ai, Serbia me çdo kusht po mundohet ta pengojë Kosovën në ecjen e sajë përpara.

Ndërkaq, rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, Dugolli tha se Qeveria e jonë  po dëshiron të ec përpara, ndërsa Serbia ka qëllim stagnimin.

Deputeti Dugolli, foli edhe për zgjedhjet që janë mbajtur në komunat në veri të vendit, e që sipas tij ato zgjedhje janë pranuar nga akterët relevant.

Po ashtu, Dugolli duke folur për Udhëzimin Administrativ, për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit, tha secili ka të drejtë ta kontestoj këtë udhëzim dhe ta dërgoj në organet kompetente.

Porse, ai konsideron, se është e gabuar tu kërkohet dorëheqje kryetarëve në komunat e veriut të vendit.

“Është zgjedhje e gabuar t’i kërkohet një kryetari që të dorëhiqet, sepse nuk është faji tij që nuk kanë dalur në zgjedhje qytetarët në numër të konsiderueshëm”, tha Dugolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat