“Tërmet politik në Serbi”, analisti: Ja kur mund të ndodhë njohja e Kosovës nga Serbia

Aktuale

“Tërmet politik në Serbi”, analisti: Ja kur mund të ndodhë njohja e Kosovës nga Serbia

Nga: A.SH Më: 31 gusht 2023 Në ora: 07:15
Kurti dhe Vuçiq

Analisti Binak Maxharraj, ka thënë se kushti kryesor me Serbinë duhet të jetë, njohja.

Sipas tij, nuk duhet të ketë Zajednicë pa njohjen e Kosovës nga Serbia.

Maxharraj shkruan, se njohja e Kosovës nga Serbia mund të ndodhë vetëm po të ketë ndonjë tëmet të brendshëm politik.

Shkrimi i plotë:

Kushti mbi te gjitha kushtet:

Nuk ka Zajednicë pa njohjen e Kosovës nga Serbia!

Çdo rrugë tjetër do te ishte katastrofë për Kosovën. Për pak vite do te vinte deri te shprishja e sovranitetit dhe integritetit teritorial te Kosovës.

Kjo është e qartë si loti dhe kjo do te ndodhë nese Kosova e instalon "Zajednicën" para njohjës nga Serbia.

Prandaj "Zajednica" është nyje e Gordit e cila nuk guxon te kaloj para njohjes se Kosovës nga Serbia.

E një gjë dihet Serbia nuk do ta njohë Kosovën përderisa te jënë ne pushtet pasardhesit e Millosheviqit sespe populli serb është i helmuar me nacionalizmin ekstrem serb kundër Kosovës.

E, përderisa mos te ndodhë ç’thurje e mbrendshme në Serbi nuk do te këtë njohje. E, kjo si duket nuk do te ndodhë se shpejti pa një termet te mbrendshem ne Serbi, por edhe nga fakti se Serbia është e lidhur ngusht me Rusinë nga e cila nuk guxon te ndërmerr asgje pa pelqimin e saj. E siç dihet qellimi i Rusisë është destabilizimi iBallkanit përerndimor.

Është detyrë imediate e pushtetarëve te Kosovës qe te mos dorzohën e te mos legeshtohën.Nuk bënë te leshohet pe ne interesat vitale të shtetit.te kombit,siç thotë Daniel Server "edhe nese ajo kërkohet nga Amerika".

Pra, kjo është çyka ku duhet lidhë:"nuk ka"Zajednicë", pa njohjen e Kosoves nga Serbia, po le te bëhet edhe kijameti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat