Konfirmon Qeveria: Ja kur do të mbahet takimi i radhës kokë me kokë Kurti-Vuçiq

Aktuale

Konfirmon Qeveria: Ja kur do të mbahet takimi i radhës kokë me kokë Kurti-Vuçiq

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 10:15
Foto nga arkivi

Në fillim të javës zhvilluan një takim, e pasi e përfunduan, i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, folën për takimin e radhës të nivelit të lartë që do të mbahet në shtator.

E një datë konkrete për takimin e radhës, nuk është dhënë as nga Qeveria e Kosovës.

Në një përgjigje, edhe zëdhënësi Përparim Kryeziu përmendi vetëm muajin shtator.

“Takimi i radhës i nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut pritet të mbahet gjatë muajit shtator.

Për datën dhe agjendën e takimit do të njoftoheni me kohë”, tha Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat