Jep dorëheqje prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë

Aktuale

Jep dorëheqje prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK)ka aprovuar dorëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë, Taulant Atashi, raporton “Drejtësia Sot”.

Në aktin e dorëheqjes, prokurori Atashi kishte theksuar se shkak për këtë vendim janë çështjet familjare.

Pas votimit unanim nga ana e anëtarëve të KPK-së, Kryesuesi Jetish Maloku ka konfirmuar se prokurori i dorëhequr do të propozohet tek Presidentja për lirim nga detyra.

Ndryshe, Taulant Atashi ishte dekretuar prokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë më datë 13 qershor 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat