“Tash po vërtetohet”/ Veprimet e Qeverisë Kurti nuk ishin bazë e rrezikimit të paqes në rajon – Serbia do të bashkohet me këtë shtet!

Aktuale

“Tash po vërtetohet”/ Veprimet e Qeverisë Kurti nuk ishin bazë e rrezikimit të paqes në rajon – Serbia do të bashkohet me këtë shtet!

Nga: A.SH Më: 31 gusht 2023 Në ora: 14:43
Albin Kurti

Me fillimin e muajit shtator pritet të ketë edhe takime mes Kosovës dhe Serbisë.

Madje, emisari Miroslav Lajçak është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe ka thënë se temë kryesore e takimit ishte përgatitja e takimit të radhës në shtator, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Zhvillova një takim të rëndësishëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, sot në Bled. Tema jonë kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e takimit të radhës të Dialogut të Nivelit të Lartë në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës së 3 qershorit”, shkroi Lajçak.

Profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se tash nis presioni për Kosovën në takime me Serbinë.

Më tej, ai deklaron se po vërtetohet se në veri shteti serb dhe politika neoshoveniste sllavomadhe e Beogradit është shkaktar i rreziqeve në Ballkan, në përgjithësi.

“Në shtator planifikohet që mbi Kosovë dhe Serbi të bëhet presion për arritjen e marrëveshjes së "paqes" midis dy vendeve. Në këtë anë, duke barazuar palët, shkon edhe deklarata nga ana Presidentit të Frances, Z. Macron.

Z Macron deklaroi:

"Franca dhe Gjermania i kane bërë premtimet e tyre për politikat e vizave dhe çështjet tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse të dy palët nuk sillen me përgjegjësi. Ne duhet të jemi tejet të kujdesshëm në këtë drejtim, posaçërisht kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik".

Parimisht kjo deklaratë qendron sa i perkete rrezikut per sigurin dhe paqen ne Ballkanin Perendimor. Mirepo,nuk eshte Kosova faktor i destabilitetit dhe i krijimit te rreziqeve per rajon. Veprimet e Qeverisë së Kurtit në veri mund të interpretohen në forma të ndryshme. Por, bazë e saj, është Kushtetuta e Kosovës. Pikësynimi ishte ligjshmëria dhe rendi e siguria. Kjo mund te interpretohet dhe kundërshtohet. Por, kjo nuk është bazë e rrezikimit të paqes në rajon. Tash edhe po vërtetohet. Shteti serb dhe politika neoshoveniste sllavomadhe e Beogradit është shkaktar i rreziqeve në Ballkanin Perëndimor”, thotë ai.

Me tej, ai thotë se Serbia ky synim për bashkimin e Malin e zi, Bosnjen dhe Hercegovinën, pastaj edhe Me Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se partia opozitare atje, VMRO është për bashkim me shtetin serb.

Madje, ai përmend edhe Kosovën që Serbia synon ta ripushtojë.

Serbia synon ripushtimin e Kosovës ose ndarjen e saj me Asociacion me pushtet ekzekutiv. Pas suksesit të minoritetit serb në Mal të Zi pritet bashkimi i gradualshëm me Serbinë. Republika Serbe ne Bosnie e Hercegovinë e ka symim bashkimin me Serbinë. Për këtë punon edhe Serbia. Maqedonia e Veriut, sidomos partia në opozitë, VMRO, është për bashkim me shtetin serb. Këtej shkon edhe deklarata e Presidentit të këtij shteti. Këto pretendime e rrezikojnë paqen, rendin dhe sigurinë, si dhe hapin mundësi për luftë në Ballkanin Perëndimor. Këtej, kërkohet që presioni kryesisht të bëhet ndaj shtetit serb. Gjithë kohën sa Serbia e trajton Kosovën në territor serb dhe pretendon për të ripushtuar, paqe nuk do të ketë në këtë anë.

Serbia kërkohet të njoh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Këtu është çelësi i paqes”, deklaron profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat