Detaje nga vrasja në Malishevë, katër persona shoqërohen në stacion policor

Aktuale

Detaje nga vrasja në Malishevë, katër persona shoqërohen në stacion policor

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 15:08
Ilustrim

Gazeta pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Malishevë, ku një person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Viktima, i cili është rreth 30-vjeçar nga fshati Bubavec, është privuar nga jeta pas një zënke në tregun e druve.

Lidhur me rastin janë shoqëruar në stacion policor katër persona të dyshuar, dy prej të cilëve kanë lëndime trupore si pasojë e përleshjes.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku po kryejnë bastisje, teksa është sekuestruar një armë zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat