Urdhërohet ndalimi i një të dyshuari lidhur me vrasjen në “Bon Vivant”

Aktuale

Urdhërohet ndalimi i një të dyshuari lidhur me vrasjen në “Bon Vivant”

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 16:49
“Bon Vivant”

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e një personi, pasi që i njëjti dyshohet se është përfshirë në vrasjen në “Bon Vivant”, që ka ndodhur javë më parë.

N.L., dyshohet për veprën penale “dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e personi me inicialet N.Ll., për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale ‘dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’, sipas KPRK-së, lidhur me rastin e ndodhur në ‘Bon Vivant’”, tha Ulaj.

Më 4 gusht në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, pas një përleshje mes disa personave me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person dhe dhjetëra të tjerë të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat