Kërcënimi me vdekje për Kurtin, Pozhari reagon ndaj LVV-së: Çfarë janë ata pa Albinin?

Aktuale

Kërcënimi me vdekje për Kurtin, Pozhari reagon ndaj LVV-së: Çfarë janë ata pa Albinin?

Nga: A.M. Më: 31 gusht 2023 Në ora: 19:44
Analisti Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar pas kërcënimeve me vdekje që janë bërë ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ai tha se këto kërcënime janë serioze dhe të ulëta.

Bazuar në kërcënimet ndaj Kurtit, Pozhari tha se Lëvizja Vetëvendosje duhet shtruar vetes disa pyetje  - “çfarë janë ata pa Albin Kurtin? Sa vlejnë në elektorat?”

Derisa, Pozhari tha se LLV nga një organizatë politike që zgjonte reagimin qytetar, ka përfunduar në "lidero-parti", përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Pas kërcënimeve sa serioze po aq të ulëta ndaj Albin Kurtit, është koha Vetëvendosje t'ia shtrojnë vetvetes pyetjen - çfarë janë ata pa Albin Kurtin? Sa vlejnë në elektorat?

Çka nëse atij i bjen një grip apo i shfaqet një problem shëndetësor?

Pra, duke filluar si një organizatë politike që zgjonte reagimin qytetar, kanë përfunduar në "lidero-parti".

Shembuj se si kanë përfunduar "lidero-partitë" kemi sa të duash. T'u fillu prej LDK-së së Rugovës e deri tek PDK-ja e Thaçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat