Gjilan – merret drogë te stadiumi, Hyseni: Nuk jam sherif, s’mund të merrem me narkomanë

Aktuale

Gjilan – merret drogë te stadiumi, Hyseni: Nuk jam sherif, s’mund të merrem me narkomanë

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 22:29
Alban Hyseni

Më stadiumin e Gjilanit, në pikë të ditës është xhiruar një ri duke marrë drogë.

Për rastin ka raportuar media në pamjet e të cilëve shihen gjithandej gjak dhe shiringa – pamje këto që tregojnë se aty merret vazhdimisht drogë.

Për krejt këtë çështje, ka folur edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë narkomania i kalon kompetencat e tij.

“Sa i përkët çështjes së narkomanisë, kjo çështje i kalon kompetencat e mija. Si kryetar i komunës s’e kam të drejtën me u merr me narkomanë”, ka thënë Hyseni.

“Unë nuk mundem me u marrë me çështjem e konsumimit të drogës, i takon policisë”.

“Nëse unë dalë dhe merrem edhe me këto dokuri ,edhe i tejkaloj kompetencat edhe bëna një lloj sherifi – çka nuk jam – unë nuk mund të dalë dhe me u merr me çështje të konsumimit të drogës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat