Klinaku s’i bie pishman për deklaratën e tij për Kurtin

Aktuale

Klinaku s’i bie pishman për deklaratën e tij për Kurtin

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 23:20
Faton Klinaku

Kreu i veteranëve Faton Klinaku ka folur rreth statusit të tij në Facebook të postuar gjatë ditës së djeshme.

Sipas tij, veteranët Qeverinë e tanishme e kanë pritur mirë, derisa nuk i largoi nga paga minimale.

“Qeverinë aktuale e kemi pritur bukur shumë derisa degradoi skajshëm që edhe ti heqë veteranët e luftës nga paga minimale, bëhen gati tri vite që Qeveria nuk i ka ndihmuar asnjëherë asnjë cent organizata e dala nga lufta, siç e kanë bërë qeveritë e kaluara, statusi im ka të bëjë pikërisht me këto çështje”, tha ai.

Klinaku i qëndron shkrimit të tij dhe ai tregon se nuk është bërë pishman. I njëjti dje është intervistuar nga oragnet e drejtësisë pasi tha se “më parë do ta vriste Albin Kurtin sesa ta lëshonte Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat