Ky është i arrestuari i fundit për rastin tragjik te Bon Vivant, ndalohet për 48 orë

Aktuale

Ky është i arrestuari i fundit për rastin tragjik te Bon Vivant, ndalohet për 48 orë

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 06:50
Pamje nga incidenti i fundit në Bon Vivant

Pas rreth një muaji që nga rasti tragjik që ndodhi në kafeterinë ‘Bon Vivant’ në Prishtinë, ku mbeti i vrarë 39-vjeçari Kastriot Ramadani, është ndaluar edhe një person tjetër i dyshuar. Ndaj tij janë ngritur dyshime për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes se veprave penale” dhe i njëjti tashmë ndodhet në ndalim.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Nikollë Leshaj, i cili është dorëzuar vet në Polici, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit dhe ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore.

Ndryshe, i dyshuari kryesor, Andi Pajaziti, ndodhet në Burgun e Sigurisë së Lartë, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë liruar.

Kurse i shumëkërkuari, Dukagjin Nikollaj, vazhdon të qëndrojë në arrati që nga nata e rastit tragjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat