Nagavci uron nxënësit: Kemi bërë të gjitha përgatitjet për të filluar viti i ri shkollor

Aktuale

Nagavci uron nxënësit: Kemi bërë të gjitha përgatitjet për të filluar viti i ri shkollor

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 08:37
Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka uruar 1 shtatorin për të gjithë nxënësit e vendit.

Ajo, me anë të një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se janë duke punuar në rritjen e cilësisë në arsim.

“MAShTI në bashkëpunim me komunat shkollat ka bërë të gjitha përgatitjet për të filluar viti i ri shkollor. Po punojmë për të përmirësuar infrastrukturën shkollore dhe ligjore”.

“Gjatë punës tonë në Ministri të Arsimit me vendosshmëri po avancojmë politikat arsimore”, ka thënë Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat