Osmani uron vitin e ri shkollor: Beteja për dije nuk përfundon kurrë

Aktuale

Osmani uron vitin e ri shkollor: Beteja për dije nuk përfundon kurrë

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 09:49
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka uruar nxënësit për vitin e ri shkollor.

Osmani përmes një njoftimi për media thuhet se nxënësit kanë një mundësi të rë për ta sfiduar veten dhe për të zgjeruar horizontin e dijes.

“Me mendje të hapura për dije dhe zemra të mbushura me emocione, nxënësit tanë po e nisin këtë vit të ri shkollor, i cili është një kapitull i ri, një mundësi për të  mësuar diçka të re, për ta sfiduar veten dhe për ta zgjeruar horizontin e dijes”, ka thënë Presidentja Osmani.

Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se beteja për dije nuk përfundon kurrë.

“Ndërsa po nisni një vit të ri shkollor, le ta sjellim në vëmendje se arsimimi nuk ka të bëjë vetëm me libra dhe teste, por me kultivimin e ndjeshmërisë, të menduarit kritik dhe kreativitetin.  Beteja për dije nuk përfundon kurrë! Urime 1 shtatori! Sukseset e shënofshin çdo ditë të këtij viti shkollor!”, ka theksuar Presidentja Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat