Demi: Gati gjysma e popullsisë e ka të pamundur të sigurojë 80 euro për blerjen e librave për fëmijët

Aktuale

Demi: Gati gjysma e popullsisë e ka të pamundur të sigurojë 80 euro për blerjen e librave për fëmijët

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 10:52
Agron Demi

Drejtori i institutit GAP, Agron Demi, ka përmendur disa statistika interesante, të cilat tregojnë varfërinë e qytetarëve të Kosovës

Duke iu referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Demi përmes një stausi në Facebook, ka thënë se gati 43% e popullsisë nuk mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 €.

Në këtë mënyrë, sipas tij, gati gjysma e popullsisë e ka të pamundur të sigurojë 80 euro për blerjen e librave për fëmijët.

“Sipas ASK, 43% e popullsisë nuk mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 €. Këtë javë, gati gjysma e popullsisë e ka të pamundur të sigurijë së paku 80 euro për me i ble librat për fëmijët. Unë, që e paguhem mbi rrogën mesatare në Kosovë, nuk i kam 80 euro në fund të muajit. Asesi nuk po mundem me kuptu “logjikën” e kësaj Qeverie!”, ka shkruar Demi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat