Berisha: 11 mijë nxënës në Fushë Kosovë nisën mësimin, jo të gjithë kanë libra

Aktuale

Berisha: 11 mijë nxënës në Fushë Kosovë nisën mësimin, jo të gjithë kanë libra

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 10:58
Berisha

Për rreth 11 mijë nxënësve të Komunës së Fushë Kosovës u janë hapur dyert e shkollave sot.

Por, jo të gjithë shkojnë në shkollë me libra. Pikërisht këtë hall e shpalosi sot për Klan Kosovën, drejtori i Arsimit në këtë komunë, Fatlum Berisha.

Ai tha se “e vërteta është që a do të kenë të gjithë fëmijët libra sot nga klasa e 1-5. Me siguri që nuk do të kenë”.

Berisha, gjatë një paraqitje tek gazetari Enis Reçica tha se “viteve të fundit fëmija në klasë të parë ka shkuar me vullnet në klasë, se e ka ditë që në bankë e kanë pritur librat, dhe sot shkojnë pa çanta dhe shumica prej tyre nuk do kthehen me libra në shtëpi”.

Megjithatë, Berisha, shtoi se prindërit kanë mundësi që t’i blejnë librat e caktuara nga mësuesit, nëpër tre librari që i ka Komuna e Fushë Kosovës.

Ndërsa, sa i përket zgjedhjes së librave (shtëpisë botuese), Berisha tha se “kjo është përgjegjësi e aktivëve të shkollave. Ne i kemi dhënë këtë mundësi që ata të bëjnë përzgjedhje”.

Berisha, gjatë intervistës njoftoi se si Drejtori e Arsimit, e kanë vendosur në faqen e komunës edhe mënyrën se si duhet të aplikohet, dhe po tentojnë t’i asistojmë familjet që kanë vështirësi në aplikim për subvencionim, që sipas tij ka qenë veprim i gabuar i MASHTI-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat