Haradinaj nga Suhareka uron vitin e ri shkollor: Jemi bashkë në synimin tonë për një të ardhme të ndritshme

Aktuale

Haradinaj nga Suhareka uron vitin e ri shkollor: Jemi bashkë në synimin tonë për një të ardhme të ndritshme

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 12:28
Haradinaj, Muharremaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar komunën e Suharekës me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Haradinaj bashkë me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj dhe me deputeten e Kuvendit, Albana Bytyqi, kanë vizituar shkollën më të vjetër të kësaj komune.

“Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, pata nderin të vizitoj Komunën e Suharekës dhe të bisedoj me kryetarin Bali Muharremaj, një kryetar shembull për angazhim në të gjitha sferat e jetës. Bashkë me kryetarin dhe deputeten Albana Bytyqi, po ashtu vizituam shkollën më të vjetër në Suharekë, shkollën fillore “7 Marsi”, me ç’rast takuam personelin dhe nxënësit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se ndihet i emocionuar teksa ka parë nxënësit në hapat e tyre të parë në një botë me plot mundësi.

“Sot më shumë se çdo herë u emocionova teksa pashë nxënësit në hapat e tyre të parë në një botë me plot mundësi. Nxënësve ju thashë se jemi bashkë me ta, mësimdhënësit dhe prindërit, në synimin tonë drejt rritjes së cilësisë së arsimit dhe ndërtimin e një të ardhme më të ndritshme për vendin. Urime nxënës, mësimdhënës e prindër të dashur!”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat