Vrasja në Malishevë, ky është i dyshuari i tetë që u dërgua në mbajtje

Aktuale

Vrasja në Malishevë, ky është i dyshuari i tetë që u dërgua në mbajtje

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 13:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mosmarrëveshja mes disa personave që dyshohet se nisi për një borxh sot në Balincë të Malishevës, përfundoi me fatalitet, ku për pasojë humbi jetën tragjikisht i riu Shkodran Krasniqi.

Për vrasjen e tij, tashmë janë ndaluar për 48 orë katër vëllezërit Kastriot, Fatmir, Xhavit e Asdren Gashi, vëllezërit e të ndjerit, Qendrim, Labinot dhe Dardan Krasniqi dhe një tjetër i dyshuar.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i dyshuari i tetë është Arsim Morina, 53-vjeçar.

Lidhur me rastin, njësitë policore kanë kryer edhe bastisje, teksa është sekuestruar një armë zjarri dhe një automjet.

Raportimin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore  është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në fshatin Balincë-Malishevë. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekja e tij.  Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Deri më tani lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në rast, si dhe është konfiskuar një armë”, tha Elezaj  dje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat