Klinaku: “E pres dorën e nuk vjedh", a mos e kam kërcënuar dorën time?

Aktuale

Klinaku: “E pres dorën e nuk vjedh", a mos e kam kërcënuar dorën time?

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 14:09
Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka shkruar serish në “Facebook”.

Pas statuseve problematike, të cilat u cilësuan si kërcenim për vrasjen e kryeministrit Kurti, ai ka “kërcënuar” edhe dorën e tij, duke përmendur një thënie popullore.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka pyetur se më këtë shprehje mos e ka kërcënuar dorën e tij.

“Koncentrohuni, mos folni budallallëqe! Thënie popullore: "E pres dorën e nuk vjedh"! A mos e kam kërcënuar dorën time!? I kërkoj falje publikut të gjerë që e kam vlerësuar aq lart një njeri që nuk e meriton vlerësimin tim”, ka shkruar Klinaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat