Bulliqi: Nata e mbrëmshme në Podujevë ishte natë e kobshme

Aktuale

Bulliqi: Nata e mbrëmshme në Podujevë ishte natë e kobshme

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 14:34
Shpejtim Bulliqi

Gjatë 24-orëve të fundit në qytetin e Podujevës kanë humbur jetën dy persona si pasojë e dy aksidente të ndara trafiku.

Për këtë i pari i kësaj komune Shpejtim Bulliqi, ka thënë se nata e mbrëmshme në Podujevë ka qenë natë e kobshme.

Teksa familjarëve të dy viktimave u ka shprehur ngushëllime.

“Nata e mbrëmshme në Podujevë ishte natë e kobshme, dy të rinj kanë humbur jetën në komunikacion. Blerta Aliu nga Batllava humbi jetën në Gllamnik nga goditja që pësoi si kalimtare e rastit. Ndërsa, Dorart Qerimi nga Shakovica humbi jetën tragjikisht nga një aksident në fshatin Llugë. Të dy shumë të rinj e dhimbja shumë e madhe për familjet Aliu dhe Qerimi, si dhe për të gjithë ata që bashkëndjejnë dhimbjen me ta. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta dy familjeve dhe miqve të viktimave”, tha Bulliqi.

Ndryshe, dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e dy aksidenteve në dy raste të ndara që kanë ndodhur mbrëmë në Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat