Deputeti i AAK-së kritikon Qeverinë: Kthyet mbrapa sistemin për 15 vite

Aktuale

Deputeti i AAK-së kritikon Qeverinë: Kthyet mbrapa sistemin për 15 vite

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 16:37
Pal Lekaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se nuk arritën të sigurojnë tekstet shkollore.

Sipas Lekajt, Qeveria këtë 1 shtator e bëri të hidhur, pasi sipas tij u dëmtua e gjithë hallka zingjirore në arsimi.

Reagimi i plotë:

1 Shtatori i Nxënësve dhe i Qeverisë
Fëmijë të dashur të kombit tim, të nderuarë prindër dhe mësimdhënës, ju urojë 1 Shtatorin ditën e parë të shkollës, duke ju dëshiruar shëndet, fat e shumë suksese në mësimdhënie dhe mësimnxënie. Meqë nga sot fillon viti ri shkollor, ku fitohet arsimi dhe dituria që përcakton edhe të ardhmen e vendit tonë, le të bëjmë më të mirën të gjithë së bashku.
Qeveri e pushtet, këtë 1 shtator e bëtë të hidhur, pasi dēmtuat të gjithë hallkën zingjirore të arsimit.
Për fat të keqë, përveç që nuk u mjaftuat që nuk krijuat plane e strategji për të ndryshuar gjendjen e arsimit në vend, ju kthyet mbrapa sistemin për 15 vite duke mos siguruar as librat për të nisur procesin arsimor. E dhimbshme dhe për keqëardhje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat